Mesuesit e Shkodres jane ne monitorim.
Star Plus ka siguruar mesazhin derguar drejtoreve te shkollave ne kete rreth ku paralajmerohen kontrolle blic me ne fokus zbatimin e rregullave te etikes dhe mesimdhenies gjate procesit mesimor. Paralajmerimi eshte derguar nga ministria e arsimit drejtorit rajonal te arsimit, i cili ka njoftuar mbi kete fakt drejtoret e shkollave. Kjo pas denoncimeve ne portalin e ministrise ku shfaqeshin mesues duke pire kafe gjate orarit te punes.
Pershendetje drejtor. Ju percjell nje porosi te MASR per te cilen do tregoni vemendje maksimale. Asnje mesues apo dr/ ndr ne kafe gjate orarit te punes. MASR dhe DAR do ushtroj kontrolle blic meqenese ne MASR vijne foto te mesuesve ne kafe ne orarin e punes.Ju lutem respektoni vendin tuaj te punes.
Teksa gjate gjithe ketyre diteve eshte vene ne focus te vemendjes mediatike dar Shkoder, ku perflitet largimi i drejtorit te arsimit Kadri Ymeri dhe zevendesmi i tij nga Blediana Nika e dhjeta ne listen e kandidateve per deputet te qarkut shkoder ne zgjdhjet parlamentare qe lame pas. Ndersa akoma nuk ka asgje zyrtare , duket se trysnia dhe ndarja e tortes se pushtetit po perhapet dhe tek mesuesit e thjeshte . Sipas informacioneve kontrollet blic kane nisur ndersa ne menyre te vazhdueshme ushtrohen kontrolle ne shkolla ku behet listeprezenca e arsimtareve. Jo rralle here mesuesit kane qene ne fokus te kritikave , e megjithate fakti se ato behen loje e politikes apo presionohen nga politika nuk i ben aspak nder figures se mesuesit.