Udhëheqësit e Izraelit dhe Shqipërisë ranë dakord të punojnë së bashku për të luftuar kërcënimet kibernetike iraniane, sipas një deklarate nga Zyra e Kryeministrit të Izraelit. Kështu raporton media e Izraelit, sipas së cilës, Kryeministri Lapid u zotua t’i ofrojë ndihmë vendit ballkanik kundër kërcënimeve kibernetike iraniane, pak pasi Tirana ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Teheranin, si reagim ndaj një sërë sulmesh kibernetike që i atribuohen Republikës Islamike.
“Irani është një kërcënim i përbashkët për Izraelin dhe Shqipërinë. Ne e pamë këtë në sulmet kibernetike iraniane kundër Shqipërisë së fundmi. Izraeli do të ndihmojë sa më shumë që të jetë e mundur në përpjekjet kundër Iranit; Ne e shohim këtë si një interes kombëtar dhe një detyrë historike.” Lapid tha në fillim të takimit të tyre.
Kryeministri i Izraelit e quajti Shqipërinë “një mik të vërtetë të Izraelit për dekada”, ndërsa përmendi “vendin e veçantë” që vendi ka në historinë hebraike për shkak të përpjekjeve të popullit shqiptar për të shpëtuar jetë hebreje gjatë Holokaustit. Të dy krerët ranë dakord gjithashtu të përmirësojnë marrëdhëniet dypalëshe, përfshirë në fushat e turizmit dhe tregtisë.