12 pyetje me shkrim dhe gjashtë ushtrime fizike në terren janë testi të cilët duhet të kalojnë mbi 3000 efektivë të policisë së burgjeve për të vazhduar të shërbejmë nën uniformë. Testim i cili do të ndahet në grupe dhe do të kryhet pranë akademisë së policisë së shtetit.

Por cilat do të jenë fushat ku gardianët do të pyeten? Sipas kësaj faksimile pyetjet e testit me shkrim do të jenë mbi “të drejtat dhe trajnimi i të dënuarve në burg dhe paraburgim, njohja e ligjit për policinë e burgjeve, rregullorja e burgjeve e miratuar me vendim qeveria në maj 2015. Më tej testi zgjerohet me “rregullat e sjelljes së punonjësve të policisë, rregullat për ruajtjen, mirëmbajtien e armatimit të policisë si dhe ligjin për përdorimin e armëve të zjarrit. Po ashtu gardianët pritet ti nënshtrohen testit për ndihmën e shpejtë, mbrojtjen nga zjarri, si dhe mënyrës së shoqërimit të të dënuarve, teknikave të kontrollit për të penguar futjen e sendeve të ndaluara në burgje, etika sjellja profesionale. Pas testimit me shkrim gardianët do ti nënshtrohen dhe testit fizik ku do të kryejnë vrapim policor me 100 m, kërcim së gjati me vrull, ulje ngritje me krah (pompa) 44 copë, tërheqje hekuri (paralele), transport të shokut me distancë 30 m si dhe vrapim me uniformë me distancë prej 3 mijë metra.

Për të kaluar testin fizik efektivët e burgjeve me uniformë do duhet të marrimin minimalisht 60 % të pikëve nga 6 ushtrimet fizike. Pas këtij testi gardianët pritet ti nënshtrohen edhe procesit të vettingut për verifikimin e pasurisë, anën morale dhe integritetit të figurës për të cilin ministri i drejtësisë Etilda Gjonaj pak ditë më parë u shpreh se do të nis sëpari me drejtuesit e burgjeve.

Artikulli paraprakPOSTA SHQIPTARE: NUK U GRABITËM NE, SHËRBIMI PËR QYTETARËT VAZHDON NORMALISHT
Artikulli tjetërSHERR ME 2 VIKTIMA, AUTORI VRET 35-VJEÇARIN DHE VETËVRITET