I burgosuri që humbi jeten një ditë më parë në Shenkoll të Lezhës, u vetevar në ambientet e dusheve të godinës nr 5, në seksionin e masave mjekësore.Sipas Drejtorisë së Burgjeve, pacienti 38-vjeçar Qerim Hani është konstatuar rreth orës 12:20 të së enjte dhe ka qenë me shenja jete dhe në këtë moment punonjësit e shërbimit kanë njoftuar mjekun roje të spitalit të burgut.Bluzat e bardha i kanë dhënë ndihmen e shpejtë mjekësore, por i burgosuri nuk arriti të mbijetojë dhe humbi jeten gjatë transportit në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Sipas drejtorisë së burgjeve, i burgosuri kishte mbërritur në ambientet e IEVP Lezhë nga burgu i IEVP Krujë në datën 27.11.2021 dhe transferimi i tij është bërë për shkak të problemeve shëndetësore që kishte shfaqur, dhe në IEVP Lezhë ai ishte me masë mjekësore ‘Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor’ me diagnozë “Çrregullim psikotik i paspecifikuar” me mjekim ‘Respiridon dhe Amitriptiline’.

Nga veprimet paraprake mendohet se 38-vjeçari Qerim Hani i ka dhënë fund jetes nga e gjendja e rënduar shëndetësore, ndërsa pas ekspertizes mjeko-ligjore trupi i pajetë është tërhequr nga familjaret për ti dhënë lamtumiren e fundit.

Artikulli paraprakLAGËSHTIRA DËMTON BUJQËSINË NË LEZHË
Artikulli tjetërPAK PROBLEME NGA PAPUNËSIA