Si rezultat i veprimeve hetimore të thelluara të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, nën drejtimin e Prokurorisë së Kurbinit, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i ngjarjes së ndodhur më datë 18.08.2022, në Kurbin, ku në një kanal afër banesës së tij, nga familjarët e tij, është gjetur me shenja jete shtetasi Y. T. 51 vjeç, i cili pas dërgimit në spital ka humbur jetën. Bazuar në prova, u bë ndalimi i shtetasit I. L. 59 vjeç, banues në fshatin Shullaz, Kurbin, i shpallur në kërkim gjatë hetimeve. Ndaj tij, Gjykata e Kurbinit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”. Nga hetimet ka rezultuar se, shtetasit Y. T. dhe I.L. ishin konfliktuar verbalisht me njëri – tjetrin, ku si pasojë e atij konflikti shtetasi Y. T. ka rënë në kanal, ndërsa shtetasi I.L., është larguar menjëherë, pa i dhënë ndihmë.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakKULTIVOI 245 BIMË, ARRESTOHET 33 VJEÇARI
Artikulli tjetërVLLAZNIA PREZANTON PËRFORCIMET E RRADHËS