NUK KA TYM CIGARESH NË AMBJENTET E ZYRËS SË GJENDJES CIVILE.
Qe nga data 23 gusht kur hyri ne fuqi ligji antiduhan, star+ ka ndjekur zbatimin e ketij ligji ne ambjente te ndryshme publike te qytetit te shkodres. Kete te marte, kamera e star+ i eshte drejtuar zyres se gjendjes civile, prane bashkise Shkoder, ku duket qarte se nuk ka konsumatore te duhanit dhe se ligji, te pakten ne kete ambjent public, po respektohet. Megjithate dukshem ne shume ambjente te tjera publike, nuk po respektohet teresisht ligji antiduhan, edhe pse sipas vezhgimeve te star+, duket se ka nje sensibilizim per respektimin e ketij ligji cka premton per nje zbatim korrekt e te plote ne vijimesi.
[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/hrJ_3U3mycU?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]