Kater emigrantë të jashtëligjshëm kanë përfunduar në prangat e policisë irlandeze. Bëhet fjalë për 4 të rinj shqiptar në të 20-at e tyre, të cilët u gjetën në mes të një rruge në rajonin e Midlands.
Ata u shoqëruan pranë Ballacolla, Co.Laois, nën akuzat e emigracionit të paligjshëm. Sipas mediave vendase, shqiptarë kanë aplikuar për azil, për të qëndruar në Irlandë.
Autoritete atje besojnë se të rinjtë u fshehën në pjesën e pasme të një kamioni nga Spanja drejt Irlandës. Trageti në të cilin ndodhej mjeti u ankorua në Ringaskiddy, Cork, përpara se kamioni të nisej për në Laois.
Policia lokale i zbuloi 4 të rinjtë rreth orës 22:30 të së hënës dhe pasi i morën të dhënat, ata u arrestuan për emigracion të jashtëligjshëm. “Ata ishin të sinqertë me oficerët e policisë për mënyrën sesi kishin shkuar në Irlandë, duke u shpjeguar gjithçka.
Tani ata po aplikojnë për azil“, tha një burim për të përditshmen irlandeze “Independent”.