ZBULIMI NGRE NË ALARM TË GJITHË EUROPËN, PRITEN SULME.Zbulimi amerikan i një dite më parë se në Europë ndodhen 20 celula terroriste ka ngritur alarm në shumë shtete europiane për parandalimin e sulmeve të mëtejshme. Rrjeti televiziv amerikan CNN aludon me faktin që një zyrtar i lartë i ISIS që koordinon rrjetin terrorist ndodhet aktualisht në Greqi.
Po sipas CNN, bëhet fjalë për një shtetas belg i cili ka marrë pjesë më herët në konfliktin sirian. Ky informacion ka intensifikuar përpjekjet për ta gjetur atë, por deri më tani nuk ka asnjë informacion të qëndrueshëm mbi rrjetin e gjerë të terroristëve. Dy të dyshuar si pjesë e ISIS, të arrestuar teksa ktheheshin nga Siria kanë dhënë informacione të dobishme për rrjetin terrorist.Për një javë, amerikanët dhe belgët, të frikësuar për përsëritjen e një sulmi të dytë si ai në Paris, po hetojnë lëvizjet e xhihadistëve në kufinj. Sipas të dhënave të mbledhura deri më tanmi, operacioni anti-terror në Belgjikë i dy netëve më parë tregoi që ekstremistët janë të armatosur shumë mirë dhe janë gati për çdo gjë.Po ashtu, ISIS mbështetet fort tek xhihadistët që kanë pasaporta të vërteta nga një numër shtetesh europiane, përparësi kjo që rrit lëvizshmërinë e ekstremistëve.