Arqipeshkëvia Shkodër – Pult në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore kanë Shkodër kanë organizuar konferencën “Zbulimi I rrënjëve tona. Ilustrimi I zbulimit dhe ruajtja e kishës paleokristiane Lohe”. Arqipeshkëvi I Shkodrës imzot Angelo Massafra tha se përmes këtij aktiviteti është vënë edhe një herë theksi tek përhapja e krishtërimit në vendin tonë.
Studiuesi Zamir Tafilica tregon se si zbuloi themelet e kishës ndërsa tregon për rëndësinë e saj.
Aktiviteti u zhvillua në dy ditë, ku këtë të premte u vizitua nga afër kisha në Lohe dhe themelet e saj.