“Zbulimi I trashëgimisë: Shkodra nepërmjet ekranit” është projekti i rradhës që u prezantua sot në ambientet e bibliotekës “Marin Barleti”. Në këtë projekt u prezantua një tour virtual i muzeut historik të Shkodrës “Oso Kuka”, si dhe teknikat e përdorura për digjitalizimin e disa artefakteve dhe objekteve të trashëgimisë kulturore të këtij muzeu. Drejtoresha e kulturës në bashkinë Shkodër, Sara Smaja tha se ky projekt do të ketë një impakt të mirë në zhvillimin e turizmit të trashëgimisë kulturore .
Rita Shkurtaj, kryetare e shoqatës kulturore e xhubletave e konsideron këtë projekt si një mundësi e artë për të gjithë studiueist.
Ky projekt u realizua me mbështetjen finaciare të ministrisë së ekonomisë dhe inovacionit, bashkisë Shkodër si dhe muzeut historik “Oso Kuka”.