Shtëpia e Jermaine Pennant është vënë në qëndër të një hetimi nga ana e policisë pasi një fermë kanabisi është zbuluar shumë pranë banesës. Ish-sulmuesi i Arsenal, Liverpool dhe Stoke City e përdori shtëpinë gjatë kohës kur aktivizohej në qytetin-port pasi e bleu për rreth 1 milionë pound.
Pasi jetoi disa vite në këtë banesë, ai u largua dhe e braktisi që në vitin 2020 dhe në të nuk ka jetuar askush tjetër. Banesa ndodhet në zonën Hale pranë aeroportit dhe përbëhet nga 5 dhona, një fushë tenisi, pishinë dhe të gjitha komoditetet e nevojshme për një sportist të pasur.
Sasia e marijuanës së mbjellë në afërsi të shtëpisë është zbuluar nga një person që po filonte në atë zonë. Pennant që në të shkuarën ka pasur probleme me alkoolin, ishte pjesë e Liverpoolit të finales së Champions League të fituar në vitin 2007. Pas tre viteve të kaluara në “Anfield” ai u transferua te Portsmouth, Stoke City e Wolves dhe më pas vijoi karrierën në Spanjë, Indi dhe Singapor.