Zbulohen tritol, armë dhe kanabis, operacion i madh policor
Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion të madh në pyjet e Krujës, të koduar si Shkëmbi i kuq, nisur nga vendi ku ai nisi, Guri i Kuq në fshatin Barkashesh të Krujës. Nga operacion, Policia zbuloi kallëpë tritoli, granata ofensive, ndezës unifikues granate, një armë zjarri, 283 fishekë dhe një kreher për armë automatike si dhe mbi 60 kg kanabis. Por, asnjë person nuk është arrestuar. Drejtoria e Policisë Durrës brenda pak orësh ka zhvilluar kështu “Shkëmbin e kuq” – operacionin e dytë për sot, pas atij të koduar si “Segmenti”. Më datë 25.09.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Guri i Kuq” , në pyllin e fshatit Barkanesh, Krujë janë gjetur dhe sekuestruar 3 fuçi plastike brenda të cilave janë gjetur 15 thasë plasmasi me peshë rreth 68.3 kg me kanabis; një kavanoz qelqi brenda një thesi, mbushur me farëra kanabis, rreth 408 gr. Veç tyre, 2 kallëpë tritoli me peshë 100 gr secili; 1 granatë offensive; 1 ndezëz unifikues granate; 1 armë gjysëm automatike model 56; 283 copë fishekë model 63 dhe fishekë luftarakë të kalibrit 7.62 mm; 1 krehër për armë automatike, model 7.62 mm. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenet 283/1 dhe 278/3 të Kodit Penal.