Të shtunën socialistët do të zhvillojnë punimet e Kongresit.
Axhenda e punimeve përmban gjashtë pika të rëndësishme. Pas fjalës së kryesocialistit Edi Rama, pika më e rëndësishme për t’u diskutuar e votuar do të jenë ndryshimet statutore, të huazuara nga modeli laburist. Këto ndryshime e forcojnë pushtetin e Edi Ramës në PS, në një kohë kur rivali i tij Ben Blushi ngulmon se, në bazë të Statutit duhet të ketë zgjedhje për postin e kryetarit. Por Edi Rama, si përgjigje ndaj sfidës së drejtpërdrejtë të Blushit, do t’i propozojë Kongresit referendumin nëse duhet të ketë, apo jo, zgjedhje për postin e kryetarit, raporton TCH. Diskutimet, që i paraprijnë ndryshimeve statutore, do të jenë e vetmja mundësi për Blushin dhe mbështetësit e tij për të ripërsëritur edhe njëherë kundërshtinë ndaj Ramës, e për të propozuar amendamentet për Statutin.
Axhenda: Fjala e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.
Raporti mbi ecurinë dhe rezultatet e fushatës së anëtarësimeve e zgjedhjeve në PS, nga Gramoz Ruçi.
Raport i Komisionit të Garancive Statutore për veprimtarinë midis dy kongreseve.
Pyetje dhe diskutime.
Ndryshime e përmirësime në Statutin e PS.
Zgjedhja e organeve drejtuese qendrore të PS.
/ Star Plus TV /