Identifikohet në tru “çelësi” nervor që na lejon të përqendrojmë vëmendjen. Ai formohet nga tufa fibrash që lidhin korteksin cerebral ballor me strukturën themelore të bërthamave të bazës, sipas zbulimit të Universitetit të Milanos në bashkëpunim me institutin “IRCCS Humanitas”.
Rezultatet, të botuara në revistën “Brain”, do të ndihmojnë që mjekët kirurgë të jenë gjithnjë e më të saktë në ndërhyrjet në tru për të shmangur dëmtimin e rajoneve vendimtare gjatë heqjes së tumoreve.
Për të gjetur ndërprerësin e vëmendjes, studiuesit përdorën kombinimin novator të dy teknikave të hetimit: hartografia intraoperative e trurit dhe analiza e neuroimaging.
Falë stimulimit elektrik të drejtpërdrejtë të trurit, të kryer gjatë operacionit për heqjen e tumorit të trurit në pacientët zgjuar të përfshirë në testet neuropsikologjike, studiuesit ishin në gjendje të identifikonin në lobet frontale vendet e sakta të materies së bardhë të vendosur nën korteksin, që janë përgjegjëse për aftësinë për të përqendruar vëmendjen në një karakteristikë specifike të një stimuli vizual.