Një ngjarje në kufijtë e imagjinatës që nuk mund të lërë indiferent të madh e të vogël. Hetimet, dëshmitë që vijnë hap pas hapi për tragjedinë e ndodhur në Kombinat e konfirmojnë këtë.

Ekspertiza paraprake e mjekësisë ligjore për trupin e pajetë të 30-vjeçarjes Anisa Josifi ka zbuluar se ajo ka ndërruar jetë 15 muaj më parë.

Sipas ekspertëve, trupi është mumifikuar sepse është mbështjellë ditë pas dite me çarçafë të hollë.

Këtë e ka konfirmuar dhe vajza tjetër, 34-vjeçarja Blerta Josifi e cila ndodhet në spital. Blerta ka deklaruar se ajo dhe nëna kanë refuzuar çdo gjë, ushqim, ujë etj për 40 ditë.

“Nëna vdiq, unë mbijetova”, i tha policisë 34-vjeçarja. Policia hyri nga dritarja e banjës ditën e djeshme në banesën e tyre sepse ballkoni ishte mbyllur me kangjella hekuri.

 

Artikulli paraprakKAPET VRASËSI ME PAGESË NË SHKODËR, UDHËTOI NGA TIRANA ME AUTOMATIK ‘SCORPION’ ME SILENCIATOR ME MOTOR PA TARGA
Artikulli tjetërBASHA PREMTON NGA VELIPOJA: QEVERIA E PD DO TË HEQË TAKSËN E VENDOSUR MBI KARBURANTIN DHE TAKSËN E RRUGËS SË KOMBIT