Zbulohet drogë në minierën e Pogradecit, asnjë i arrestuar
Një sasi prej rreth 12 kg kanabis është gjetur një ditë më parë në rrethinat e Pogradecit. Burime nga policia bëjnë me dije se droga u gjet gjatë një kontrolli në minierën e fshatit Pojskë në Pogradec, që u bë gjatë orëve të paradites. Brenda në minierë, në një vatër zjarri, u gjetën 11.5 kg me bimë narkotike të llojit kanabis. Mësohet se asnjë person nuk është arrestuar lidhur me rastin, ndërsa policia njofton se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.