Zbulohet fabrika e drogës në Britani, arrestohet shqiptari.

Një emigrant i paligjshëm shqiptar në Britani, është kapur brenda një banesë që përdorej si fabrikë kanabisi në Leicester, pasi fqinjët raportuan një erë të fortë të drogës që dilte nga prona, u tha në një gjykatë në Britani. Policia arrestoi Baftjar Tahirin, pasi u përpoq të ikte nga një dritare banjoje e banesës, në Lymington Road, Netherhall, mëngjesin e 16 prillit. Tahiri, 30 vjeç, kishte shkuar në Britani para 6 muajsh duke u fshehur në pjesën e pasme të një kamioni, raportojnë sot mediat lokale. Tahiri jetonte në fabrikë dhe punonte në rolin e një kopshtari, punë që e nisi vetëm një muaj më parë. Ai u dënua me 8 muaj burg pasi u shpall fajtor për prodhimin e kanabisit, për të cilën prokurori Neil Bannister, tha se mund t’u jepte potencialisht organizatorëve, shtatë kile të drogës së klasës B. Nëse shitej në rrugë, vlerësohet se droga do të gjeneronte 88.200 paund. “Sasia dhe vlera e drogës që keni mbikëqyrur ka qenë e konsiderueshme. Unë e pranoj që keni ardhur këtu si një emigrant i paligjshëm që keni qenë në një pozitë të cënueshme, që keni pasur nevojë për strehim dhe jeni përpjekur të fitoni para duke punuar, në një mënyrë apo në tjetrën. Përfitimi juaj ishte shumë i kufizuar. Duke pasur parasysh rrethanat dhe mënyrën se si erdhët në vend, dënimi është i pashmangshëm. Duket se do të dëboheni në Shqipëri herët apo vonë”, tha gjykatësi Judge Nicholas Dean për Tahirin.

Artikulli paraprakDËNOHET SHQIPTARI, KOKA E BANDËS FAMËKEQE NË SPANJË
Artikulli tjetërMANJANI: PARTITË TREGOJNË SA VOTA DO MARRIN, POLITIKË FALLI ME KAFE TURKE!