3 kg pilula drogë metanfetamina, 7 kg marijuanë, 84 kg lëndë përzierëse, 7 mijë euro cash e një laborator përpunimi lëndësh narkotike, janë sekuestruar nga autoritetet italiane në provincën e Rovigos.
Në pranga janë vënë 2 shiptarë 28 e 35 vjec.
Autoritetet italiane kanë zbuluar një apartament të shndërruar në një laborator droge në komunën Boara Polesine në provincën e Rovigos ku përgatiteshin pilula metanfetamine.
Në pranga është vënë 28 vjeçari shqiptar me inicilaet X.M i cili banonte në këtë apartament si dhe janë sekuestruar 3 kg pilula metanfetamine, si dhe 84 kg lëndë e ngurtë në ngjyrë kafe, që përdorej për përzierjen e pilulave të drogës.
Analizat shkencore do të vërtetojnë përbërjen e saj si dhe efektet psikotrope në trupin njerëzore.
Në apartamentin laborator janë sekuestruar dhe instrumente për përgatitjen e dozave të drogës. Sipas autoriteteve italiane ky laborator përdorej për magazinimin, përpunimin, konfeksionimin e trafikimin e pilulave të drogës.
Zbulimi i laboratorit të drogës u bë në mënyrë të rastësishme pasi reparti operativ i forcave të policisë mbërriti në këtë pallat për të ekzekutuar urdhrin e arrestimit ndaj shqiptarit E. B. 35 vjeç i dënuar për vepra të mëparshme penale.
Gjatë arrestimit të tij qentë antidrogë kanë gjetur në banesë 7 kg marijuanë si dhe 7 mijë euro cash, ndërsa në shkallët e pallatit rreth 150 gramë kokainë.
Sekuestrimi i kësaj lëndë narkotike shtyu skuadrën e policisë të kontrolloj dhe një apartament tjetër pranë banesës së shqiptarit i cili rezultoi të ishte një laborator i vërtetë i përgatitjes së metanfetaminave.
Në pranga u vu 28 vjeçari shqiptar X.M i cili ndodhet në burgun e Rovigos në pritje të procesit gjyqësor.
Ndaj të arrestuarit tjetër shqiptar E. B rëndon dhe akuza e trafikut të drogës që iu sekuestrua në banesë.