Karabinierët e Chivasso-s kanë arrestuar dy shqiptarë nën akuzën e kultivimit dhe prodhimit të drogës.

Përgjatë brigjeve të lumit Po, ushtarët zbuluan një plantacion marijuane dhe arrestuan dy shqiptarët, të identifikuar si Artur Kurti, 28 vjeç dhe Massimo Vlashi, 28 vjeç.

Droga ishte mbjellë në një zonë të pyllëzuar në një ishull dhe bimët arrinin lartësinë prej dy metrash. Gjatë aksionit, ushtria konfiskoi 391 bimë marijuane, 4 kg bimë marijuane në proces tharje dhe 3 kg marijuanë tashmë të thata dhe të gatshme për shitje.

Hetimet vazhdojnë të identifikojnë të gjithë grupin e përfshirë në prodhimin e drogës pasi dyshohet se shqiptarët ishin thjesht rojet e parcelave.

Artikulli paraprakHARTA/ EDHE SA VITE JETON MESATARISHT NJË 60-VJEÇAR NË SHQIPËRI?
Artikulli tjetër‘KEMI GJETUR OBJEKTE ME VLERË TË MADHE HISTORIKE’, RAMA POSTON VIDEO NGA GËRMIMET NË PARKUN E FINIQIT