Studiuesit kanë zbuluar një kontinent të fshehur në Tokë, por nuk është Atlantis.
Kontinenti me madhësinë e Grenlandës fshihet nën ujë në Mesdhe.
E quajtur “Adria e Madhe”, nga studiuesit në Universitetin e Utrecht në Holandë, pjesa e humbur e kontinentit u nda nga Afrika e Veriut dhe u vendos nën Evropën Jugore rreth 140 milion vjet më parë.
“Pa e kuptuar atë, një numër i madh turistësh kalojnë pushimet e tyre çdo vit në kontinentin e humbur, Adria e Madhe,”-tha autori i studimit, Douëe van Hinsbergen.
Studimi u botua këtë muaj në revistën Gondwana Research.
Pjesa e mbetur e këtij kontinenti është një rrip që shkon nga Torino përmes Detit Adriatik deri taka e çizmes së Italisë.
Kjo zonë quhet Adria nga gjeologët, kështu që studiuesit i referohen kontinentit të pazbuluar më parë si Adria e Madhe.