Mbi 3 ton kanabis jane zbuuar ne nje banese ne Mat, qe sherbente si laborator droge.

Sekuestrohen 3 ton e 132 kg kanabis e thatë në Mat. lënda narkotike u gjet në një magazinë në fshatin Rremull, e cila ishte në përdorim të shtetasit Sh.L. Policia e ka shpallur në kërkim këtë shtetas. Po kështu blutë bëjnë me dije se janë identifikuar dhe po asgjesohen 13 100 bimë kanabisi në disa parcela. Parcelat kanë pronarë, të cilët janë identifikuar tashmë prej tyre. Policia po vijon me veprimet proceduriale. Prokuroria: Pronarët e drogës, të afërm të policëve.Sipas saj 12 ditë hetime nga ky organ, zbuluan laboratorin.Një sasi rekord droge prej 3 tonë e 132 kg e llojit hashash është sekuestruar sot nga Policia e Matit, pas një operacioni të gjerë antikanabis në këtë zonë.Droga është gjetur e paketuar në një magazinë, në fshatin Rremull, ku ishte instaluar edhe një laborator për tharjen e lëndës narkotike. Hashashi ishte i gatshëm për t’u hedhur në treg.Magazina ku u gjet laboratori dhe sasia e drogës është në pronësi të shtetasit SH.L, i cili është banor i fshatit Rremull, të rrethit të Matit.Ai është shoqëruar nga forcat e policisë, bashkë me tre persona të tjerë të dyshuar si posedues të drogës. Grupi hetimor dyshon se bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal, të cilët veprojnë në zonën e Matit me kultivimin e lëndëve narkotike.Ndërkohë, burime nga Prokuroria bëjnë me dije se poseduesit e drogës së sekuestuar janë të afërm të disa efektivëve të Policisë së Matit si dhe të punonjësve të Njësisë Administrative Rukaj.Zbulimi i sasisë rekord të lëndës narkotike në Mat, ka ardhur pas 12 ditë hetime dhe përgjime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Në vijim të këtij aksioni, Policia gjeti dhe asgjësoi edhe 1400 rrënjë kanabis të mbjella në një parcelë toke pranë vendit ku ishte ngritur laboratori i hashashit.

 

 

Artikulli paraprakKODHELI DHE FALLON NE STERVITJEN E NATO-S NE BIZE
Artikulli tjetërE MARRIN NGA RRUGA PER NE SHKOLLE,PERDHUNOHET 14 VJEÇARJA NE ANGLI