FOTO ILUSTRUESE

Mesohet se është zbuluar një laborator heroine në Has. Burime  bëjnë të ditur se laboratori ishte ngritur në një zonë periferike të Hasit, në fshatin Brenog brenda të cilit është gjetur lëndë opiumi, baza për prodhimin e heroinës.

Ndërhyrja është bërë mëngjesin e sotëm nga RENEA dhe FNSH, por Policia e Shtetit ende nuk ka dhënë detaje për këtë zhvillim duke e mbajtur atë sekret. Operacioni është në vijim dhe priten të tjera arrestime orët në vijim.

Por burime të besueshme pohojnë se janë arrestuar dy persona të cilët dyshohet të jenë rojet e fabrikës. Fabrika është zbuluar rastësisht nga një kontroll i policisë në periferi të Hasit, pas informacioneve se në disa banesa mbahej lëndë narkotike.

Një banor i fshatit Bregon ka thënë se brenda këtij laboratori policia ka gjetur 150 kg drogë, e cila besohet se është drogë, e cila besohet se është e gjitha heroinë.

Ky operacion vjen një ditë pas paralajmërimit që ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, bëri gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kreun e policisë gjermane, kur tha se ditët në vijim do ketë zhvillime interesante. Operacioni në Has besohet se është zhvilluar në bashkëpunim me agjencitë partnere.

Në dhjetor të vitit 2014 u zbulua në Xibrakë, pak km larg Elbasanit, një laborator i përpunimit të kokainës, operacion gjatë të cilit u arrestua edhe Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha,

dy kolumbianët, Cesar Avila dhe Valther Moreno si dhe shtetasit Gentian Gjonaj nga Elbasani. Arian Dalipi nga Elbasani. Ilir Hyseninga Elbasani. Klemend Dalipi nga Elbasani Ermal Hoxha nga Tirana Saimir Batku nga Tirana.

Artikulli paraprakKULT – 19.10.2018
Artikulli tjetër“DITA E TURIZMIT”, ADEMI: PROMOVIM PËR TË RINJTË