Policia e Fierit ka zbuluar një laborator, i cili dyshohet se do të përdorej për kultivimin e drogës. Laboratori ndodhej në një magazinë në fshatin Mbrostar dhe ishte në ndërtim e sipër.

Policia thotë se ky laborator po ndërtohej në tokat që janë në pronësi të shtetasit Vladimir Çilotaj (Shpërdheja), 50 vjeç, banues në Patos.

“Magazina ka një sipërfaqe prej 480 metra katror dhe brenda saj ishte montuar laboratori me një sipërfaqe prej rreth 300 metra katror.

Në vijimësi të kontrolleve të ushtruara, në afërsi të fshatit Seman u gjet një mjet lundrues 12 metra i gjatë me 2 motorrë nga 250 KF”, sqaron policia.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e pronarit të mjetit lundrues.
Grupi hetimor po punon për ndalimin e pronarit të magazinës, shtetasit Vladimir Çilotaj (Shpërdheja) dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes apo personave të tjerë të implikuar

Artikulli paraprakNDRYSHON MASA E ARRESTIT PËR FRAN FRROKAJ
Artikulli tjetërVRASJA E ELTON ÇIÇOS, BURG PËRJETË PËR JANI ALIAJN