Një operaciopn i madh i policisë italiane në Torino ka çuar në kapjen e një organizate kriminale senegaleze të trafikantëve të kokainës si dhe në identifikimin e 2 furnitorëve shqiptarë.

Një kamera e fshehur brenda televizorit të apartamentit që shërbente si laborator për paketimin dhe shitjen e drogës ka zbuluar gjithçka. Në 5 shkurt, policia ka njoftuar se ka kryer disa arrestime dhe ka shpallur në kërkim disa persona për prodhim dhe shitje droge. Nga hetimi u bë i mundur, identifikimi i dy furnitorëve shqiptarë dhe zbulimi i një laboratori për paketimin dhe shitjen e drogës, që menaxhohej nga organizata kriminale. Secili prej bashkëpunëtorëve kishte nëj detyrë specifike: logjistikë, menaxhim shpërndarësish, përgatitje dozash, dërgesa në shtëpi. Trafikantët ishin në gjendje të takonin qindra klientë në ditë. Droga dërgohej në një aparatment në rrugën Vigevano 52 në Torino, që shërbente si bazë dhe laborator dhe ku droga ruhej, pritej, paketohej dhe u shpërndahej dhjetra punëtorëve për shitje me pakicë në lagjet torineze.

Nga hetimet u bë e mundur, sekuestrimi i 160 mijë eurove në cash dhe një numri të konsiderueshëm dokumentesh, përfshirë pasaporta dhe dokumente të tjera për të udhëtuar jashtë vendit dhe për të paguar të huajt ekstrakomunitarë, një pjesë e mirë e tyre falso.

Artikulli paraprakVETËDORËZOHET NË POLICI BIZNESMENI I AKUZUAR PËR ABUZIM ME TVSH
Artikulli tjetërZBULOHEN KODET E ORGANIZATËS QË SHISTE DROGË NË ITALI,MES TYRE NJE SHQIPTAR