Një 42-vjeçar vrau me sëpatë në kokë në pazarin e Korçës një shitës bananesh, pas konflikte të vazhdueshme që kishte pasur me të dhe akuzave se i kishte dëmtuar varrin e nënës së tij.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen numër 9 në Korçë, ku autoritetet gjetën të pajetë në rrugë, me një plagë vdekjeprurëse në koka nga sëpata, Dashnor Osmanin 50 vjeç. Disa metra larg vendit të ngjarjes, policia mundi të arrestojë autorin Zamir Topin 42 vjeç dhe të sekuestrojë sëpatën që e la në vendin e krimit. Viktima dhe autori janë të dy nga i njëjti fshat Pocestë i Korçës.
Nga dëshmia dhënë në polici,autori, i cili ka shprehur pendesë për vrasjen, thotë se gjithçka nisi pasi sipas tij Osmani i kishte dëmtuar rëndë varrin e nënës së tij, pasi pranë saj prehej një i afërm i 50-vjeçarit. Sipas dëshmisë, autori është shprehur se i kishte kërkuar Dashnor Osmanit ta hiqte të afërmin nga ai varr dhe ta rivarroste më larg, si dhe t’i rregullonte varrin e nënës.
Persona të rastësishëm të gjendur aty pranë kanë njoftuar ambulancën, ndërsa tregojnë atë se çfarë panë.
“Rastësisht kalova dhe e pashë që ishin mbledhur shumë njerëz. Mora 127 që të vinin ta ndihmonin por mbaroi ai. Kokën ia kishin mbuluar. Ishte mbuluar me gjak. Njerëzit thonin që e kishin goditur me sëpatë, por nuk e dimë çfarë ka ndodhur”, tha një prej dëshmitarëve.
Zamir Topi ka deklaruar se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë një sherr me Dashnor Osmanin për varrin e nënës. Autori pretendonte se Topi, i cili shiste banane në zonën e Pazarit të Korçës, i ka dëmtuar varrin e nënës.
Topi dhe Osmani kanë varrosur në 2014 në Korçë të afërmit pranë njëri-tjetrit, dhe autori i krimit kishte ngritur pretendimet se Dashnor Osmani i kishte dëmtuar rëndë varrin e nënës së tij. Zamir Topi ka pohuar se i kishte kërkuar Osmanit të hiqte varrin e të afërmit nga aty dhe t’i rregullonte varrin e nënës. Mes Osmanit dhe Topit, ka pasur konflikt të vazhdueshëm për këtë çështje.
Gjatë marjes në pyetje mësohet se Topi ka shfaqur pendesë për krimin.