Paleontologët kanë identifikuar një specie të re të dinosaurëve në Meksikën veriore që daton rreth 73 milion vjet më parë. Pasi zbuluan fillimisht bishtin, paleontologët thanë se më vonë gjetën një pjesë të kafkës së tij prej 1.32 metrash.
Ekspertët besojnë se këto dinosaurë kishin aftësinë për të lëshuar tinguj të fortë për të trembur grabitqarët. “Ne e dimë se ata kishin veshë me aftësinë për të dëgjuar tinguj me frekuencë të ulët, kështu që ata duhet të kenë qenë dinosaurë paqësorë por “llafazanë”,” thanë studiuesit.
Sipas Institutit Kombëtar të Antropologjisë dhe Historisë, forma kockore e species së re të quajtur “Tlatolophus galorum”, i ngjan “një simboli të përdorur nga njerëzit mesoamerikanë në dorëshkrimet e lashta për të përfaqësuar komunikimin dhe vetë njohuritë”.