Zbulohet një magazinë me 1.2 ton kanabis

Në bazë të një hetimi të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, mesditën e kësaj të enjteje është zbuluar një magazinë me rreth 1.2 ton kanabis, në fshatin Lapan të qarkut të Beratit. Ky fshat ndodhet mes Skraparit dhe Beratit. Burime bëjnë me dije një zyrtar i lartë ka pasur dieni për ekzistentën e kësaj magazine kanabisi. Po këto burime konfirmojnë se hetimet për këtë magazinë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë zgjatur 4 muaj. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar gjithashtu 6 urdhër arreste për poseduesit e kësaj lënde narkotike, ku po punohet për kapjen e tyre. 6 autorët e identifikuar nga policia, rezultojnë individë me precedentë penal. Operacioni për kapjen e këtyre personave po vijon ende.

Artikulli paraprakHETIMET PËR GRABITËSIT, KONTROLL PASURIVE TË FAMILJARËVE
Artikulli tjetërSULMI NË LONDËR, IDENTIFIKOHET TERRORISTI QË VRAU 3 PERSONA