Rrëshen, zbulohet një punishte kanabisi, 15 persona të arrestuar
Policia e Lezhës në bashkëpunim me Shkodrën dhe Forca të Tiranës janë duke zhvilluar një aksion për sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme kanabisi në Rrëshen. Nga të dhënat e para nga policia Lezhë nga ndërhyrja janë arrestuar 15 persona në magazinën ku përpunohej kanabis. Magazina mbahej nën vëzhgim prej rreth 3 ditësh nga policia pas informacioneve në rrugë operative, ndërsa pasditen e sotme ishte rrethuar prej disa orësh. Zhvillimet nga operacioni në Rrëshen 16:45 Policia Lezhë: 15 të arrestuar “Operacion anti-cannabis i zhvilluar nga shërbimet e D.V.P. Lezhë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mirditë dhe F.N.Sh-në , i cili ka përfunduar që në orën 15:00. Është konstatuar një magazinë me një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike. Janë shoqëruar 15 persona deri tani të cilët po sillen në D.V.P. Lezhë për veprime të metejshme hetimore. Vazhdojnë veprimet hetimore për dokumentinin e plotë” deklaron Policia Lezhë.