Pasuesi i oktapodit të famshëm Paul është një gamile, e quajtur Kamelia. Në fakt nuk mund të ishte kafshë tjetër përveç se një gamile për të parashikuar në Katar.
Sipas The Sun, Kamelia ka parashikuar sfidën hapëse të këtij turneu, Katar-Ekuador, për fatin e keq të organizatorëve, Kamila ka zgjedhe Ekuadorin.
Sipas pronarëve, kjo gamile është e pagabueshme në parashikim.
Kamila parashikoi edhe sfidën e parë për Anglinë, atë kundër Iranit, me gamilen që shkoi menjëherë, pa asnjë hezitim, duke zgjedhur përfaqësuesen angleze.