Zbulohet pllaka që ka mbajtur trupin e Jezu Krishtit

Pllaka e varrit që shumë të krishterë besojnë se dikur ka mbajtur trupin e Jezu Krishtit është zbuluar nga shkencëtarët për herë të parë në shekuj. Sipërfaqja origjinale është ekspozuar gjatë punës së rikonstruktimit në Kishën Holy Sepulchre në qytetin e vjetër Jeruzalemit, sipas National Geographic. Deri atëherë, mermeri kishte mbështjellë pllakën të paktën që në vitin 1555 pas vdekjes së Krishtit. Organizata ka filmuar punën që është bërë në Kishë, që konsiderohet si një nga vendodhjet më të shenjta në Krishtërim. Fredrik Hiebert, arkeolog i Shoqatës së National Geographic tha: “Mermeri që mbulonte varrin është tërhequr, dhe u suprizuam nga materiali poshtë tij. Do të ketë një analizë të gjatë shkencore, por tanimë më në fund mund të shohim gurin orgjinal,në sipërfaqen e së cilit është vendosur trupi i Jezu Krishtit”.

Artikulli paraprakApple prezanton modelin e ri MacBook Pro
Artikulli tjetërPAPA FRANÇESKU MUND TE VIZITOJE KOSOVEN NE SHTATOR TE VITIT 2017