Në fshatin Ungre të Lezhës dronët kanë zbuluar një serë me 3000 fidanë kanabis të ndarë në kubikë, të gatshëm për t’u kultivuar në tokë. Dy persona janë vënë në pranga në fazat e mëparshme të këtij operacioni.
Në vijim të zbatimit të planit operacional për parandalimin e kultivimit të bimë narkotike, në fazën e pestë të këtij operacioni Policia e Lezhës ka zbuluar me anë të dronëve një serë ku ishin kultivuar fidanë kanabisi.
Sera u zbulua në fshatit Ungrej, Lezhë, ku u gjetën të ndarë në kubikë, të gatshëm për t’u kultivuar në tokë, rreth 3000 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të cilët u asgjësuan me anë të djegies.Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë Lezhë, vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.
Ndërkohë gjatë 4 fazave të mëparshme të këtij operacioni, në fshatra të ndryshëm të qarkut, u asgjësuan në total 849 fidanë narkotikë dhe u vunë në pranga 2 autorë të kësaj veprimtarie kriminale.