Në 28 janar të këtij viti humbi jetën në burgun e Koridhalos në Greqi Bardhyl Tusha 33-vjeç.
Në fillim u raportua se shqiptari kishte humbur jetën si pasojë e mbidozës, por tre muaj më pas është zbuluar e vërteta.
Mediat greke raportojnë se nga bazuar te raporti i mjekësisë ligjore dhe hetimet ka rezultuar se shqiptari nuk ndërroi jetë si pasojë e mbidozës, por u mbyt. Ai po vuante dënimin për trafik droge.
Në burgjet greke, sidomos në atë famëkeq të Koridhalos kanë humbur jetën disa shqiptarë si pasojë e përplasjeve mes bandave.