Ata kanë rënë nga një lartësi prej 40 metrash gjatë një tentative për arratisjes. Vdekja ka ndodhur për shkak të rënies tragjike brenda një ish-guroreje në qarkun e dell’Acquasanta në qytetin e La Spezia.

Ky është shkaku i vdekjes tragjike të dy të rinjve shqiptar, trupat e të cilëve u gjetën dy ditë më parë. Kjo është hipoteza e konfirmuar nga agjentët e policisë dhe mjekët ligjor. Ndërkohë që dalin detaje të reja rreth ngjarjes, ende nuk dihet identiteti i viktimës së dytë, ndërsa njëri prej tyre është Fabiol Kyçyku, 19 vjeç, i cili ka jetuar në La Spezia për rreth tri vite. Trupat e tyre kanë dëmtime të shumta, ndërsa kanë përfunduar në gropën e thellë mbrëmjen e së dielës së shkuar. Tek njëra viktimë janë gjetur 11 kaçavida, me të cilat mendohet se kryheshin vjedhjet. Mendohet se të dielën në mbrëmje është dhënë një alarm për një tentativë grabitjeje në një banesë në afërsi të dell’Acquasanta. Sipas mediave italiane, të dy trupat ishin të veshura me rroba të errëta, ndërsa në trupat nuk ka shenja plagësh nga thika apo armë zjarri. Hetimet janë duke vazhduar ende.

Artikulli paraprakVLLAZNIA – TIRANA, POLICIA BËN PUBLIKE MASAT
Artikulli tjetërSELA: JAM VERIOR, NUK HARROJ LEHTË!