Zbulohet shkaku i zjarrit masiv që shkrumboi pallatin 24 katesh në Londër

 

Burri që dha alarmin për zjarrin masiv në kullën e Grenfell në Londër, është bërë i “gjallë”. Ai është Behailu Kebede, nga Etiopia, i quajtur ndryshe si 999 u paraqit sot për herë të parë, ndërsa ishte ai që dha alarmin i pari natën e tragjedisë. Më shumë se 100 persona dyshohet të kenë vdekur nga zjarri, pasi sot u dha lajmin se nuk ka më shanse për të gjetur të mbijetuar. Shkaku i zjarri dyshohet të jetë frigorifer, i cili besohet se shpërtheu në katin e katërt të ndërtesës 23 katesh, ku banonte Kebede. Zjarri u përhap me shpejtësi ndërsa vetë burri u largua në kohë. Deri më tani, numri i viktimave është 17 të vdekur, ndërsa mbi 60 persona kanë mbetur të plagosur. Zjarri përfshiu të gjithë kullën brenda pak minutash.

Artikulli paraprakORGANET E VETINGUT, 1/5 E DEPUTETËVE KËRKOJNË SEANCË TË JASHTËZAKONSHME
Artikulli tjetërDUKA: KAM MARRË 100 KËRKESA PËR TRAJNER BRENDA 24 ORËSH