Nesër në orën 18:00 Partia Demokratike, LSI dhe partitë e tjera opozitare do të zhvillojë protestën e radhës, e cila nuk do të jetë përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit si në nëntë tubimet e tjera, por në akset kryesore që lidhin Jugun dhe Veriun e vendit me kryeqytetin për të paralizuar qarkullimin.

Burime konfirmojnë pikat që opozita do të bllokojë nesër pasdite me një orar të pacaktuar. Në Elbasan, te rrethrrotullimi i Bradasheshit do të bllokohet aksi që lidh Juglindjen me Tiranën, zona e Jugut do të bllokohet në rrethrrotullimin e Sheqit të Fierit.

Protestuesit nga Veriu i vendit do të grumbullohen në Milot. Një tjetër pikë do të jetë ajo te Shkëmbi i Kavajës dhe kryesorja te sheshi ‘Shqiponja’ për të bllokuar hyrjen në Tiranë. Ky është një skenar i përsëritur nga opozita, pasi edhe më parë ka bllokuar rrugët, ndërsa në 11 maj do të jetë protesta kombëtare para Kryeministrisë.

Vitin e kaluar, po në këto arterie kryesore të vendit opozita bllokoi rrugët disa herë si shenjë e mosbindjes civile. Edhe tani, një vit më pas, opozita vijon që të kërkojë largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore për të përgatitur zgjedhjet e parakohshme parlamentare. PD dhe LSI kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë zhvillimin e zgjedhjeve lokale, ndërsa nuk u regjistruan në KQZ.

Pikat që do të bllokohen nga opozita
Tiranë, rrethrrotullimi Shqiponja
Durrës-Kavajë, Plepa Autostradë- përballë shtëpisë së pushimit
Fier, rrethrrotullimi Sheq
Elbasan, rrethrrotullimi Bradashesh
Milot, karburanti në autostradë

Artikulli paraprakNJË MILION LLOJE KAFSHËSH DHE BIMËSH RREZIKOJNË ZHDUKJEN
Artikulli tjetërSHKODER, ARRESTOHEN DY SHTETAS PER SHPERNDARJE TE LENDEVE NARKOTIKE