“Kurrë pas, përpara!” Me këtë slogan, socialistët kanë ndezur ‘motorët’ e fushatës së zgjedhjeve vendore të 14 majit. PS do të hapë nesër edhe jo zyrtarisht, fushatën elektorale për ‘Vendoret’. Burime për gazetarin e Report Tv, Ermal Qori bëjnë me dije se fillimisht në orën 17:00 kryeministri Edi Rama do të mbledhë Kryesinë e më pas rreth orës 18:00 në “Sheshin Skënderbej” do të prezantohet slogani që do të përdoret për të gjithë fushatën.

Në eventin e ditës së nesërme do të jenë prezent 61 kandidatët zyrtarë për Bashkitë e vendit që do të futen në garën e 14 majit. Pas lançimit të sloganit socialistët do të nisen në Farkë për të mbjellë pemët.

Ky slogan, vjen edhe si mesazh nga socialistët për kundërshtarët e tyre politikë Berisha e Meta, dy figura mjaft të vjetra politike të cilat sipas tyre nuk sjellin asgjë të re. Berisha e Meta dalin përpara socialisteve me një koalicion edhe pse në të shkuarën kanë patur një betejë të ‘ashpër’ mes tyre. Pjesë e opozitës është edhe Partia Demokratike, me kryetar të komanduar, Enkelejd Alibeaj por nuk garojnë në të gjitha Bashkitë.

Artikulli paraprakSHQETËSIM PËR RËNIEN E VAZHDUESHME TË LINDJEVE NË 3 DEKADA NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërAMBASADORI AMERIKAN NË SERBI: KEMI ARRITUR NË NJË MOMENT KYÇ TË ZBATIMIT TË MARRËVESHJES SË OHRIT MES SERBISË DHE KOSOVËS