Autoritetet ukrainase kanë vendosur që t’i hutojnë forcat ruse duke vendosur shenja komunikacioni që nuk është se të drejtojnë për në vende të sakta ose të mira. Në të vërtetë, ato s’të çojnë askund. Ministria e Brendshme e Ukrainës ka kërkuar nga banorët që t’i largojnë shenjat e komunikacionit që t’i hutojnë trupat ruse.

“Për ta hutuar dhe çorientuar armikun, i cili në mënyrë të paligjshme po lëviz nëpër Ukrainë, ne bëjmë thirrje që të hiqen shenjat me numrat dhe emrat e rrugëve / qyteteve / fshatrave. Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundshme që ta pastrojnë Ukrainën nga pushtuesi rus sa më shpejt që është e mundshme”, thuhet në postimin e Ministrisë së Mbrojtjes në Twitter.

Artikulli paraprakCOVID-19/ MINISTRIA E SHËNDETËSISË: JA SA INFEKTIME REGJISTROHEN NË 24 ORËT E FUNDIT
Artikulli tjetërKANDIDATI I “SHTËPISË SË LIRISË” BARDH SPAHIA TAKIM ME TË RINJTË NË SHKODËR