Klement Balili ka arritur t’i shpëtojë arrestimit prej më se shtatë muajsh, duke shënuar një rekord më vete në këtë drejtim.

Së fundi, pas transferimit të dosjes nga Greqia dhe dërgimit të saj në Prokurorinë e Krimeve të Rënda pas përkthimit, Klement Balili dhe njerëz të tij duket se kanë qenë nën mbikëqyrje. Dhe kjo mbikëqyrje ka konfirmuar edhe dekonspirimin e aksionit për arrestimin e 44- vjeçarit të kërkuar për “Trafikim narkotikësh dhe për krime të kryera nga grupi kriminal”. Më saktësisht, sipas Prokurorisë, ka qenë ora 2 e mëngjesit të datës 10 dhjetor 2016, kur është arritur të interceptohet edhe telefonata e dyshimtë. Sipas hetuesve, telefonata është kryer nga persona të paidentifikuar me familjarë të Klement Balilit, që ishin vendosur nën përgjim dhe nën mbikëqyrje që prej datës 9 dhjetor 2016 (24 orë para aksionit në terren në Sarandë, Gjirokastër e Delvinë). Burime të besueshme në Prokurori kanë thënë se është interceptuar telefonata në fjalë, por është ende i paqartë identiteti i telefonuesit. Hetuesit nuk konfirmojnë batutën e përdorur nga autori i dekonspirimit, por theksojnë se gjatë telefonatës, të afërmit e Klement Balilit janë njoftuar se Policia ishte nisur për të bërë arrestimin e tij.

DEKONSPIRIMI I AKSIONIT

Gjykata e Krimeve të Rënda firmosi urdhër¬arrestin e ri për Klement Balilin në datën 9 dhjetor 2016, një ditë pas marrjes së dosjes së përkthyer nga Ministria e Drejtësisë. Urdhërarresti iu dorëzua më pas Policisë së Shtetit me urdhrin për kapjen e 44-vjeçarit në kërkim, ish-drejtor Transporti në Sarandë. Një ditë më vonë, rreth 200 forca policie kryen një aksion në Gjirokastër, Sarandë e Delvinë me qëllim kapjen e Klement Balilit, por ai nuk u gjet. SHISH-i, por edhe struktura të tjera të hetimit dyshojnë se Balili mund të jetë vendosur në Tiranë në kohën e dekonspirimit të aksionit ose pak ditë më parë për shkak të publikimit të lajmit për mbërritjen e dosjes së tij nga Greqia. Dështimi i aksionit u përcoll me dyshime të forta për dekonspirim, por vetëm ditët e fundit është zbardhur edhe telefonata me të afërmit, e cila i ka njoftuar ata për aksionin. Ndonëse identiteti i telefonuesit nuk është zbardhur ende (pasi numri i përdorur nuk ka qenë në emër të tij), hetuesit theksojnë se informacioni që ka dhënë ka qenë i saktë dhe në kohën e duhur. Vetëm katër orë pas kësaj telefonate, forcat e Policisë bastisën shtëpinë e Klement Balilit dhe të afërmve të tij, e më pas bënë kontrolle edhe në kompleksin që ai ka në pronësi në Sarandë. Policia ka bërë me dije se gjatë këtij operacioni të zhvilluar është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Berti Dosti, 36 vjeç, banues në Stjar të Delvinës, pasi është kapur në flagrancë me një armë zjarri tip “Zastava” të kalibrit 7.65 mm në automjetin e markës “Volksëagen Golf -5” në përdorim të tij. I arrestuari dyshohet se ka qenë ndihmës i Balilit në lëvizjet e tij për t’iu fshehur Policisë

Artikulli paraprakE PABESUESHME/ KUSHËRIRI PRANON PËRDHUNIMIN E VAJZËS NGA KORÇA
Artikulli tjetërSHPËRBLIME PENSIONISTËVE. GREQIA SFIDON HUADHËNËSIT