Zbulohet thesari i vjedhur, arrestohet shqiptari pas ndjekjes së çmendur

Çanta luksi dhe bizhuteri të vlerësuara me një shumë prej 30 mijë euro, që ishin vjedhur në disa apartamente në Biella, në veri të Italisë fqinjë. Këto janë sekuestruar nga policia e Ivrea-s që kanë arrestuar edhe një shqiptar, Oltjon Maloku, 26 vjeç. Ai ishte pjesë e një bande që sapo kishte kryer një vjedhje. Pas ‘goditjes’ së fundit në një banesë, “BMW-ja” e vjedhur me të cilën udhëtonte banda është pikasur nga policia në Pavone Canavese gjatë natës, në autostradën 565. Patrullat kanë ndjekur makinën që lëvizme me shpejtësi të lartë deri në Colleretto Giacosa. Aty, automjeti ka ndaluar dhe hajdutët kanë vijuar arratinë në këmbë. Vetëm një prej tyre u ndalua: Oltjon Maloku, raporton “La Repubblica”. Në bagazhin e makinës, agjentët gjetën disa çanta me 8 kg objekte të vjedhur, mes të cilave një orë e markës Cartier, një varëse me perla, dhe një medaljon. Vetëm medaljoni vlente 4.000 euro. Hetimet janë në vijim për të arrestuar anëtarët e tjerë të bandës, që vepronte gjatë natës. Ata futeshin në banesa pasi thyenin dritaret apo dëmtonin dyert. Gabimi që çoi në kapjen e bandës ishte vjedhja e makinës BMW, e një autoriteti mbikëqyrës qendror, që ka lëshuar alarmin menjëherë.

Artikulli paraprakHODHI DY ÇANTAT ME KANABIS NGA MAKINA, POR 23 VJEÇARI SHQIPTAR ARRESTOHET
Artikulli tjetërATENTATI NË LOKAL, IDENTIFIKOHEN SHQIPTARËT E VRARË NË ZVICËR