Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi e ka quajtur reagimin e kryeministrit Rama aspak serioz në lidhje me qëndrimin e Presidentit për anulimin e projektit të Unazës së Madhe.

Në një status në Facebook, Blushi duke publikuar edhe njëherë shifrat e tenderimit për këtë projekt ngre disa pyetje për kryeministrin Rama.

Ragimi i Tedi Blushit
Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi pas reagimit aspak serioz të Kryeministrit lidhur me çështjen e projektit të “Unazës së Re” sqaron se:

Në procedurën e tenderimit :
Rehabilitimi i segmentit rrugor mbikalimi i Pallatit me Shigjeta – Rrethrrotullimi i sheshit “Shqiponja” – Loti 1 .

Vlera e fondit limit të tenderit të shpallur nga ARRSH për Lotin 1 ka qenë = 2 246 450 297 Lekë OSE 18 116 534 EURO

Vlera e kontratës së lidhur me kompaninë fiktive “DH Albania” = 2 246 450 000 Lekë ose 18 116 532 EURO

Sigurimi i Kontratës prej 10 % te vlerës së kontratës në shumën = 224 645 000 lekë të reja OSE 1 811 653 EURO

Sipas “dokrrave ligjore” që kanë përgatitur vartësit e tij, lindin disa pyetje për Kryeministrin :

A ka kërkuar sipas rregullave të prokurimit publik qeveria dhe ARRSH konfiskimin e kësaj vlere (sigurimin e kontratës) për llogari të Shtetit Shqiptar, pasi u faktua se kontratën e kishin lidhur me një kompani fantazëm?

A ka mundur shteti të garantojë interesin publik në këtë rast, duke konfiskuar sigurimin e kontratës, apo edhe ky dokument (sigurimi i kontratës) ka qenë i falsifikuar?!

Këto dhe shumë detyra të tjera, ligji ja ngarkon Kryeministrit dhe vartësve të tij që t’i bëjnë.

Shtëpia me tjegulla dhe shteti me rregulla, thotë populli ynë.

Artikulli paraprakFAMILJARËT NË FESTË, HAJDUTËT VJEDHIN 3 MLN LEKË DHE I VENË FLAKËN SHTËPISË DY KATËSHE
Artikulli tjetërUNAZA E MADHE, BALLIU: S’KA ZGJIDHE POLITIKE, POR VETËM REVOLTA