Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa i ka bërë thirrje SPAK-ut të hetojë tenderat që i ka dhënë Bashkia e Tiranës në 4 vitet e fundit kompanisë Eco Tirana sh.a, teksa aksionerët e saj janë në hetim për pastrim parash të mafies italiane.
Sipas Zhupës, 27 nga 52 tenderat ishin pa garë, me një pjesëmarrës dhe fitues të paracaktuar, dhe me këtë mënyrë Bashkia i ka dhënë kësaj kompanie 3 miliardë lekë. Teksa 92% e tenderave u fituan në pragun e fondit limit.
Ndërkohë Zhupa akuzon SPAK që vijon të heshtë por premton se kjo situatë do marrë fund shumë shpejt.
STATUSI NGA INA ZHUPA
Hetimi për lidhjen me mafian italiane të Veliajt dhe Eco Tiranës duhet të përfshi edhe tenderat e zhvilluar nga kjo kompani dhe pse nuk e ka kryer funksionin e diferencimit të mbetjeve në Tiranë .
Tendera pa garë, fitues të paracaktuar, 92% e tenderave ne fondin limit, kështu ka funksionuar për keto 4 vjet “Eco Tirana” sh.a .
Eco Tirana ka zhvilluar tendera me vlere 5 milard lekë, për 52 kontrata publike që ka lidhur. 27 prej këtyre kontratave kanë qenë garë me vetëm 1 pjesëmarrës, duke dhënë rreth 3 milard lekë me fitues të paracaktuar. Ndërsa në 92% e të gjithë tenderave janë fituar në pragun e fondit limit.
Tenderat kanë pasur objekt kryesisht për blerjen e makinerive dhe koshave të rinj me qëllim kryerjen e diferencimit të mbetjeve por ky proçes nuk ka ndodhur kurrë. Pra këto miliona janë fonde publike konsiderohen të shpërdoruara, në mos qofshin edhe të vjedhura.
SPAK vazhdon të heshtë kur provat janë evidente, Veliaj vazhdon të qeveris Tiranën dhe mos japi llogari pavarësisht se ortakët e tij në “Eco Tirana” Sh.a janë në hetim penal për lidhjen dhe përdorimin e kompanive për pastrimin e parave të pista të mafias italiane. Kjo situate do marrë fund shume shpejt!