Kompozitori, dirigjenti dhe mjeshtri i korit Zef Çoba ishte i ftuar në emisionin “Star Kids” në Star Plus Tv duke sjellë shumë pjesë të jetës së tij dhe karrierës së gjatë artistike. Çoba e nis këtë rrëfim duke treguar se fillimisht në rini shkruante poezi e më pas kaloi tek muzike për t’u kthyer në një prej kompozitorëve më të mirë në vend.
Kënga “N’xhamadanin vija vija” e cila edhe u këndua nga fëmijët, e kompozuar nga mjeshtri Zef Çoba mori një vëmendje të të vegjëlve.
Maestro Zef Çoba dha edhe disa mesazhe për fëmijët që pëlqejnë artin por edhe për prindërit e tyre.
Në këtë emision një prej emrave më të mëdhenj të muzikës, profesor Zef Çoba iu përgjigj edhe shumë pyetjeve të tjera në një intervistë ndryshe për të përballë fëmijëve të “Star Kids”.