Federata shqiptare e boksit ka zhvilluar mbledhjen e saj të parë që pas përzgjedhjes së presidentit të ri Florend Kalivopulli. Të pranishëm kanë qenë disa prej trajnerëve dhe sportistëve më të mirë në vend. Mes tyre edhe trajneri i Vllaznisë Zef Gjoni i cili paralajmëron se aty është vendosur që kampionati kombëtar i boksit pas 4 vitesh do të rikthehet për t’u zhvilluar në Shkodër.
Po ashtu edhe kampionati i 18-vjeçarëve pritet të zhvillohet në Shkodër duke qenë se klubet e tjera nuk e kanë marrë përsipër organizimin e tij.Tekniku i Vllaznisë Gjoni pohon se presidenti i federatës pas kampionatit kombëtar do të financojë 6-7 boksierët më të mirë për t’i përgatitur për eventet ndërkombëtare. Skuadrat e boksit me ardhjen e presidentit të ri Florend Kalivopulli presin një zhvillim më pozitiv duke qenë se kreu i federatës ka premtuar se do të investojë për boksierët dhe trajnerët më të mirë.