POSTIMI I PLOTË

Në situatën e krijuar, është i rëndësishëm reflektimi i secilit nga ne, si përfaqësues i të gjithë atyre demokratëve që na kanë votuar, e na kanë dhënë besimin, për të analizuar rezultatin e arritur nga Partia Demokratike, në zgjedhjet e pak ditëve më parë për kryetarë të gjashtë bashkive.
Të gjithë demokratët në bazë por edhe në të gjitha nivelet, në këtë moment, duan mesazhe pozitive, mesazhe që hapin rrugën e reformimit të Partisë Demokratike, që hapin dyert e saj për të gjithë ata që e duan Partinë Demokratike të bashkuar, në mënyrë që të kryej rolin e saj, opozitën e duhur në kushtet që po kalojmë!
Duhet maturi dhe përgjegjshmëri politike në këtë moment, për të gjetur urat e bashkëpunimit dhe duhet t’i hapim rrugën zgjedhjeve për drejtimin e Partisë Demokratike, duke i dhënë vendin që meriton, e duke respektuar fort, gjithçka kemi ngritur ndër vite dhe në të njëjtën kohë, duke menduar për të ardhmen e Shqipërisë!
Artikulli paraprakSHKODËR, PROTESTA PAKËSOHET, MERR NGJYRIME POLITIKE
Artikulli tjetër“PROTESTUESIT, NJË PAKICË E PAKICËS”/ RAMA ZBULON MESAZHIN: JA ÇFARË MË THA ZYRTARI NGA BRUKSELI PËR KËTO MANIFESTIME