KANDIDATI I PD, MERR MBËSHTETJE PËR PROJEKTET DHE ZHVILLIMIN E TË GJITHË BASHKISË. Kandidati i Partisë Demokratike në Bashkine Vau Dejës, ka marre garancinë e banorëve të lagjes kinoklubit pranë Bashkisë Vau Dejës.
Gjatë këtij takimi, banorët kanë garantuar kandidatin e Partisë Demorkatike per nje fitore te thelle ne zgjedhjet e 21 Qershorit. Nga ana e tij kandidati I PD-se Zef Hila, ka deklaruar se jane gati projektet për zhvillimin e infrastrukturës, arsimit dhe shendetesise. Nga ana tjeteër, ai I ka kthyer përgjigje edhe akuzave të ngritura kundër tij nga kundërshtarët politik. Kryetari i Grupit të Punës për Partinë Demokratike, Gjokë Uldedaj, gjatë fjalës së tij ka deklauar se Zef Hila është zgjedhja e duhur për zhvillimin e plotë të kësaj zone. Garancia për një fitore të thelle ka ardhur nga drejtues të PD-se dhe banorë të kësaj lagjeje në Bashkinë Vau Dejës.