KANDIDATI I PD-së VIJON TAKIMET ME BANORË TË ZONËS SË BASHKISË SË RE VAU DEJËS. Fshati Nënshat, është në mbështetje të plotë, të kandidatit të Partisë Demokratike Zef Hila. Ka qenë ky motivi i takimit të organizuar në fshatin Nenshat te Komunes se Hajmelit nga kandidati I PD-se Zef Hila. Gjate fjalës se tij kandidati i Partise Demokratike ka deklaruar se marrëveshje qe ato do te lidhin se bashku, është ne shërbim te banoreve.
Te pranishëm ne këtë takim kane qene edhe drejtues te Partise Demokratike. Kryetari i Grupit te Punës Gjoke Uldedaj, ka deklaruar se këto zgjedhje janë te një rëndësie te veçante, për vete specifikat e zhvillimit qe do te marre kjo zone pas zgjedhjeve te 21 Qershorit nen drejtimin e kandidatit te Partise Demokratike Zef Hila. Edhe banoret e fshatit Nenshat, nje zone tradicionalisht e djathte, kane deklaruar se zhvillimi i kësaj zone mes punës dhe dinjitetit i takon vetëm Partise Demokratike dhe asnjë subjekti apo kandidati tjetër.