E kishte deklaruar që në fushatën elektorale, te zgjedhjeve te 21 Qershorit, qe shkollat do te jene ne prioritetin e tij gjate mandatit ne krye te bashkisë se Shkodrës dhe menjëherë pas betimit si kryetari I bashkisë Vau Dejes, Zef Hila ka nisur menjëherë nga puna. I shoqëruar edhe nga dy përfaqësueset amerikane te korpusit te Paqes, Zef Hila ka inspektuar nga afër gjendjen e shkollave ne territorin e Bashkisë se Vau Deje-sit.

Ai ka garantuar te gjithë nxënësit qe me vitin e ri shkollor, shkollat e kësaj bashkie do te kenë një pamje tjetër, kjo fale ndërhyrjeve te emergjencës qe do te realizohen. Debora dhe Sara, misionare te korpusit te paqes, ne Shqipëri, janë prezente ne Bashkine Vau Dejes, dhe pas kontakteve me kryetarin e Bashkisë se Vau Dejës, kane inspektuar shkollat e bashkisë Vau Dejës, duke pare mundësinë për investime te menjëhershme ne mënyre qe viti I ri shkollor ti gjeje këto ambiente sa me komode për nxënësit.

Artikulli paraprakREKA: MË RIKTHENI NË PUNË, JAM I PAFAJSHËM
Artikulli tjetërRAZMA, NJË PIKË TURISTIKE PA UJË TË PISHËM