NJË ZONË QË NUK KA NJOHUR INVESTIME, GATI PROJEKTET DHE NDËRHYRJET NË KËTË ZONË. Kandidati I Partise Demokratike ne Bashkine Vau Dejes, eshte njohur me problemet dhe shqetesimet e komunitetit ne lagjen Kapedan ne Bashkine Vau Dejes. Nje lagje e cila nuk ka njohur investime prej vitesh, por Zef Hila ka garantuar banoret se kjo zone do te kete nje prioritet te vecante duke u ndalur tek infrastruktura rrugore por dhe furnizimi me uje te pishem.

Banoret kane shprehur shqetesimet e tyre ne lidhje me problemet qe jane prezente per banoret, por qe kane besim se me kandidatin e Partise Demokratike do te marrin nje zgjidhje. Lagjia Kapedan ne Bashkine Vau Dejes, e krijuar qe nga ndertimi I Hidrocentralit, vuan sherbimet me minimale, problematika te cilat tashme jane perfshire ne platformen e punes se kandidatit te PD-se Zef Hila dhe pritet qe te marrin zgjidhjen e duhur qe ne vitin e pare te mandatit te ardhshem ne krye te Bashkise Vau Dejes.

Artikulli paraprakVOLTANA ADEMI, PREZANTON PROJEKT PROGRAMIN PËR ARTIN DHE KULTURËN
Artikulli tjetërVJEN NË SHKODËR ROMANI “TRUPI IM MË PËRKET MUA”