Kandati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Zef Hila, programin e tij elektoral ka zgjedhur ta diskutojë lagje më lagje, fshat më fshat. I tillë ishte edhe takimi me banorët e lagjes Skarramane në fshatin Nënshat. Një lagje e lënë në harresë, pa rrugë dhe pa ujë të pishëm, pa infrastrukturën e duhun dhe pa vëmëndjen e merituar duke detyruar banorët e kësaj lagjeje që të braktisin zonën.
Në katër vitet e ardhshme, kjo zonë do të ketë një prioritet të veçantë jo vetëm në zbutjen e varfërisë por në ndërhyrjet emergjente që në bashkarisht do të realizojmë për ujësjellësin e kësaj zonë dhe rikonstruksionin e rrugëve të kësaj lagjeje në fshatin Nënshat.