HILA: ËSHTË GATI PROJEKTI PËR RIKONSTRUKSIONIN E ÇATIVE, POR EDHE UJRAVE TË ZEZA. Kandidati I Partisë Demokratike ne Bashkine Vau Dejes, Zef Hila, ka vizituar nga afer lagjen kinoklub ne Bashkine Vau Dejes. Mes nje varferie te tejskajshme por edhe nje infrastructure totalisht te shkaterruar, Hila se bashku me ekipin e tij kane evidentuar cdo problematike duke e prekur ate nga afer, kjo edhe ne kuader te nje projekti qe eshte hartuar tashme dhe do te gjeje financimin e menjehershem per ti ardhur ne ndihme ketyre banoreve.

Projekti konsiston ne sistemin e bllokut te banesave te cilet ende jetojne me cati prej eterrniti. Nga ana tjeter, per kete zone, kandidati I PD-se Zef Hila deklaroi se eshte gati edhe projekti per sistemin e kanalizimeve te ujrave te zeza, probleme keto te cilat nuk gjejne zgjidhje prej 23 vitesh. Lagjia Kinoklub, nuk njeh investime qe nga koha kur u krijua, me ndertimin e Hidrocentralit te Vau Dejesit, megjithate tashme hapet nje drite jeshile, nje dritare shprese qe edhe kjo zone te kthehet ne identitet fale angazhimit te kandidatit te PD-se Zef Hila.

Artikulli paraprakTONIN MARINAJ, TAKOHET ME BANORËT NË ALIAJ DHE VUKPALAJ
Artikulli tjetërBANORËT NË MALIN E JUSHIT: VOTAT PËR GJOKË LLESHIN